27 April
Sirena të ambulancave, ekipe të zjarrfikësve, nxënës që në rreshta me vrap dilnin në oborrin e shkollës… Këto pamje në shkollën fillore “25 Maji” në Hasanbeg, për fat të mirë, nuk tregojnë për ndonjë tërmet ose zjarr, por për ushtrime për evakuim gjatë ndonjë fatkeqësie të mundshme.. Qëllimi i këtij trajnimi në mbështetje të Kryqit të kuq, është që shkollat të mësohen si të veprojnë në rast të situatave të krizave.
Shkolla 25 Maji është një nga gjashtë shkollat në komunën e Gazi Babës ku do të realizohen trajnime të këtilla për evakuim. Me trajnimet dhe ushtrimet e këtilla vëzhgohen edhe kushtet nëpër shkolla për të vepruar në situata krizash. Rreth 500 fëmijë në Shkup janë trajnuar nga Kryqi i kuq për mbrojtje dhe vetëmbrojtje – tha Fadil Murtezani, drejtor i FH.F “25 Maji”, Hasanbeg.
Bojana Simonoviq