Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në sallën e konferencës së Kuvendit tha se proceset demokratike nuk janë të lehta dhe kërkojnë durim. Sipas tij si shumicë parlamentare e kanë dëshmuar këtë.
“Askush nuk ka dyshim se udhëheqësia e VMRO-së nuk dëshiron ta dorëzoj pushtetin për shkak se dëshiron të shmanget nga përgjegjësia. Por, drejtësi do të ketë dhe amnisti nuk do të ketë. Ligji do të jetë një lloj për të gjithë. Drejtësia dhe shteti i së drejtës do të funksionoj në vend. Është gënjeshtër se e do të ndryshohet Kushtetua, gënjeshtër se do të ketë federalizim, gënjeshtër është se do të ndryshohen flamuri himni dhe stema e Maqedonisë, është gënjeshtër se populli i Maqedonisë do të shpallet gjencidial”, tha Zaev, raporton SHENJA.
Ai tha se Të gjithë këto që i kanë thënë deputetët e VMRO-DPMNE-së janë gënjeshtra.
“Ekziston dokument final i cili e mbron unitaritetin e Maqedonisë dhe perspektivat euroatlantike. Ajo që është pranuar nga VMRO-DPMNE u pranuar edhe nga ne, por ne kemi pranuar shtesë Prokurorinë Speciale. Është e saktë se gjithçka se do të punojmë është se do të jetë në kuadër të Kushtetutës së Maqedonisë dhe përforcimit të unitaritetit të Maqedonisë. Askush nuk ka kërkuar diçka dhe ka kërcënuar për këtë. Do të ketë Ligj për avancimin e gjuhës shqipe dhe gjuhës së bashkësive tjera etnike. Për shumicën e re nuk ka alternativ tjetër përpos anëtarësimit në BE dhe NATO. Është e saktë se do të kërkojmë zgjidhje për çështjen e emrit por në konsultime me opozitën dhe në referendum do të kërkojmë mendimin e qytetarëve”, shtoi më tej Zaev.
Sipas tij PSP do të kryejë detyrën e saj për të cilën është formuar.
“Është e saktë se do të ketë jetë për të gjithë, Maqedonia do të jetë shtet i të gjithëve. Do të ketë transparencë në Maqedoni. Opozita në Kuvend, Trajko Velanovski dhe deputetët e VMRO-së, nuk do të mund të shkelin Rregulloren dhe Kushtetutën e Maqedonisë. Interesi shtetëror numër një është të zhbllokohen proceset demokratike”, shtoi më tej Zaev. /SHENJA/