Alajdin Demiri, politolog dhe ish diplomat në intervistën e tij për Lajm TV pohon se elitat politike shqiptare janë sjellë konform nevojave të VMRO-DPMNE-së, nevojave të pushtetit.
“Kanë qenë kooperues të pakuptimtë të pushtetit. E patën MO-në dhe nuk krijuan instrumente të inicojnë Marrëveshjen e Ohrit, që do të thotë se partitë politike shqiptare nuk ditën ose nuk deshën ta realizojnë MO-në, për arsye se marrëveshjet prodhojnë instrumente ose ligje që me automatizëm legalizohen dhe plotësohen. Mirëpo, partitë politike u nisën në një rrugë tjetër, krijuan sektorin për marrëveshje, takimet me liderë, u reduktua demokracia në takime të katër njerëzve të cilët bisedonin, por askush nuk e dinte se çka bisedohej”, tha për Lajm Demiri.