Ambasadori francez Kristian Timonie, njoftoi se kompania e franceze e ndërtimeve ujore Ezhis, ka filluar me përpunimin e studimeve të zgjeruara të fizibilitetit. Ai tha se Franca ka ndarë financa në vlerë prej 700.000 euro për ndërtim të stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Shkup. Ai ua dorëzoi sot projektin e fizibilitetit, Ministrit të mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, zv/kryeministrit për çështje evropiane, dhe përfaqësuesit të qytetit të Shkupit. Bëhet fjalë për një projekt I cili ka qenë propozim të përbashkët të kryetarit të qytetit të Shkupit dhe ministrit për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor në vitin 2014. Sipas Timonie, studimi ka për synim disa të arrij pesë qëllime kryesore si, trajtimin e ujit që lëshohet në lumin Vardar, propozim për stacion për filtrim në pajtueshmëri me direktivat europiane, sigurim të nivelit më të lartë sipas teknologjisë egzistuese, duke e përfshirë këtu edhe nivelin e përmirësimit të energjisë, të rrespektohen mundësitë për kontribut të qytetarëve të Shkupit në formimin e çmimit të ujit dhe po ashtu propozohet model financiar që të mundësohet financimi I saj nga donatorët ndërkombëtarë.
“Në qytetin kryesor Shkup, projekti ka për qëllim ta përforcojë atraktivitetin e saj nëpërmjet zvogëlimit të rreziqeve nga ndotja dhe me përmirësimin e pastërtisë të përgjithshme të qytetit, që është në favor të të gjithë banorëve të saj{, ka deklaruar Kristian Timonie, Ambasador i Francës. /SHENJA/