Kryetarja aktuale e Komunës së Tetovës Teuta Arifi është e vetmja kandidate serioze e kësaj partie për një mandat të ri në krye të Tetovës, mëson Tetova1 nga burime të brenda BDI-së.
Emrat tjerë që janë lakuar brenda BDI-së, nuk janë të denjë pasi me Komunën e Tetovës gjithmonë kanë njerëz me profil të lart akademik duke filluar nga prof.dr. Murtezan Ismaili.
Arifi gëzon një respekt të lart te klasa akademike e qytetit dhe për këtë arsye do të ketë edhe mbështetjen e tyre.
Arma tjetër e fort e Teuta Arifit janë investimet infrastrukturore në Malësinë e Tetovës ku nuk është lënë vendbanim pa u investuar në këto 4 vjet qeverisje me Tetovën.