Një person fizik ka kërkuar shfuqizimin e zgjedhjeve të fundit parlamentare nëpërmjet iniciativave para Gjykatës Kushtetuese.
Është dorëzuar iniciativë për shqyrtimin e Kushtetutshmërisë së mënyrës së shpalljes së zgjedhjeve, dhe realizimit të tyre. Këtë informatë për televizionin SHENJA e konfirmoi Gjykata Kushtetuese. Sekretarja e përgjithshme e këtij institucioni tha se kontestohen disa nene të Kodit Zgjedhore por më saktësisht do të na informojë pasdite. Në ueb faqen e Gjykatës Kushtetuese, në rendin e ditës për seancën e 10 majit, nuk figuron as kjo iniciativë e as iniciativa për vazhdimin e mandatit të kryetarëve të komunave.