Bllokadat e pa arsyeshme të Gruevskit po e bllokojnë tërë shtetin, ndërsa vullneti i shumicës duhet të respektohet, thuhet në komunikatën e sotshme të LSDM-së.
Nga partia përsërisin, se është e palejuar që në një demokraci parlamentare vullneti i qytetarëve të pengohet me dhunë.
“Interesi i qytetarëve është që të punësuarit në komunat, shkollat, çerdhet, godinat kulturore dhe institucionet tjera komunale të mos ngelin pa rroga, të angazhuarit përkohësisht pa kompensimet. Kjo do të ndodhë nëse për tre javë vazhdon bllokimi i Kuvendit, sepse më 15 maj do të përfundojnë kompetencat e kryetarëve dhe këshillave komunal, ndërsa zgjedhje të reja lokale nuk mund të shpallen pa kryetar të ri të Kuvendit”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.