Nga të gjithë vendet e rajonit Maqedonia është e ranguar më ultë në raportin e ri të përpunuar nga “Reporterët pa kufi” për sa i përket lirisë së medieve. Raporti është publikuar sot.
Maqedonia është në vendin e 111, për dallim nga viti i kaluar kur ishte në vendin e 118, dhe është në grupin e vendeve ku situata e medieve është e rëndë.
Pjesa më e madhe e vendeve në rajon janë në grupin me probleme të theksuara.
Gjendja më e mirë është në Bosnjë dhe Hercegovinë e cila është në vendin e 65, Serbia është një vend më poshtë, Kroacia është në vendin e 74, Kosova- 82, Mali i Zi është ranguar në vendin 106.
Lirinë më të madhe për të punuar e kanë gazetarët në Norvegji më pas Suedi, Finlandë dhe Danimarkë.
SHBA është në vendin e 43, ndërsa Britania e Madhe në vendin e 40-të.