Aktivitetet dhe deklaratat e shumicës së re parlamentare në drejtim të zhbllokimit të Kuvendit janë intensifikuar kohët e fundit, kjo bëri që dje të takohen dy liderët, Ahemti dhe Zaev. Mbas takimit të djeshëm që patën të dy liderët e koalicionit të ri, sot parashikohet një tjetër takim rreth orës 12, gjithmonë në ambientet e Kuvendit. Ahemti i ka garantuar Zaevit mbështetje të plotë ndaj hapit të ardhshëm për zhbllokimin e institucionit ligjvënës, gjegjësisht zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit. Publikisht dy partitë, deklaruan se do të veprojnë si shumë e koordinuar kurse zgjidhja mund të pritet të arrihet edhe sot .
Data 11.09.2025
Aktuale
- (VIDEO) Deputetët me cerfitikatë sigurie nuk i panë dokumentet e përgjimit
- BIRN: Qeveria e mandatit të katërt, ministra besnikë dhe ndryshime për fasadë
- Tensionet në Serbi: Vuçiç përballet me kritikën e Brukselit pas fyerjeve ndaj eurodeputetëve
- Përkujtimi i viktimave të 11 Shtatorit: Një reflektim mbi terrorizmin global
- SPAK mbylli dosjen dhe e dërgoi për gjykim, Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë
- Mucunski takon ambasadorin turk në Shkup, rifairmojnë marrëdhëniet midis vendeve
- BDI: Kapja e qeverisë nga “Bota serbe” rrezikon shtetësinë dhe të ardhmen euroatlantike të vendit
- Zv/kryeministri Mexhiti takohet me ambasadoren e SHBA-së, Angela Ageler