Oliver Andonov, ish zv.ministri plotësues i Ministrisë së Brendshme jozyrtarisht bëhet e ditur se është emëruar drejtor i rezervatit Jasen për të cilin ditë më pare Javorja Fokus zbuloi se do të përdoret nga ana e presidenti Ivanov për të komanduar në rast të shpalljes së gjendjes së luftës dhe arrestimit të siç thuhet puçistëve të udhëhequr nga LSDM-ja. I kontaktuar nga Alsat, Andonov as nuk e konfirmoi dhe as nuk e demantoi lajmin. Alsat mëson se Andonov pret vendimin zyrtar të Këshillit Drejtues të rezervatit dhe se drejtori i deritanishëm është dorëhequr për arsye shëndetësore.
Sipas javores “Fokus” në “Jasen” ndodhet një bunker i ish armatës jugosllave në të cilin Ivanov për përgatit terrenin për t’u strehuar, pasi që me formimin e shumicës së re nuk përjashtohet mundësia që presidenti të shpall gjendje lufte nën pretekstin e Puçit shtetëror.
Sipas “Fokus” plani i Ivanov ka për bazë “Puçin” në Turqi. Plani i familjes Gruevski është që në valën e parë të arrestoj 30-40 puçist, në mesin e të cilëve edhe krerët më të lartë të opozitës e më pas edhe 300 apo 400 persona të tjerë bashkëpunëtor të opozitës, të sektorit civil, afarist e personalitet tjera publike. Gjithashtu parashihet kontrolli i plotë i raportimit të mediave si dhe mbyllja e të gjitha rrjeteve sociale.
Alsat-M