Nuk është vetëm paga arsye për largimin e këtij stafi nga spitalet dhe klinikat, por dhe ngarkesa e punës. “Në vendet e BE-së, norma mesatare është 8.4 infermiere në 1000 banorë, për dallim nga Maqedonia ku kjo mesatare është 4. Këto . janë të dhënat nga publikimi i fundit “Health ata glance’ e Këshillit të Evropës në vitin 2016. Në lidhje me raportin mjek-infermiere, norma mesatare në BE është 2.5 infermiere nël mjek, ndërsa në Maqedoni është 1.4 infermiere në 1 mjek.
Në shëndetin publik shpeshherë mungojnë infermiere. I fundit është shembulli në spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 shtatori” në Shkup, ku për shkak të mungesës së instrumenteve teknike dhe infermiereve, përkohësisht janë mbyllur disa departamente dhe salla të operimit.
Ky staf profesional ngadalë, por sigurt po humbet, ndërsa një nga arsyet kryesore është punësimi në vende më ta paguara jashtë vendit apo në spitale private në vend.
Vlerësohet se së paku 400 infermiere kanë ndërruar uniformën nga shëndeti publik dhe kanë veshur ose uniformën e ndonjë spitali privat në Maqedoni, apo i janë bashkangjitur kolegëve në Kroaci, Gjermani apo Austri, disa dhe në SHBA dhe Australi.
Në vendet e BE-së, norma mesatare është 8. 4 infermiere në 1000 banorë, për dallim nga Maqedonia ku kjo mesatare është 4. Këto janë te dhënat nga publikimi i fundit “Health ata glance’ e Këshillit të Evropës në vitin 2016. Në lidhje me raportin mjek-infermiere, norma mesatare në BE është 2.5 infermiere në l mjek, ndërsa në Maqedoni është 1.4 infermiere në l mjek, që tregon se infermieret janë kuadër deficitar në shëndetin publik, të mbingarkuar me punë. Duhet të mendohet për rritjen e numrit të infermiereve dhe arritjen e mesatares evropiane. Shkruan gazeta KOHA.