Ardhja e Turqisë në Ballkan përmes investimeve, kulturës dhe arsimit nuk rrezikon turqizmin e shqiptarëve, ashtu siç nuk gjermanizohen me integrime në BE, është shprehur profesori universitar Rizvan Sulejmani në emisionin Arena. Ai tha se shqiptarët duhet të shfrytëzojnë interesimin e Turqisë për Ballkanin dhe investimet turke për realizimin e interesave tona. “Fakt është se proceset globalizuese janë të pandalshme, fakt është se Ballkani ka nevojë për një ndikim të jashtëm stabilizues. Mirëpo të thuash se shqiptarët do të turqizohen, nëse Turqia vjen këtu me shkolla dhe biznese, është e njëjtë sikur të thuash se shqiptarët do të gjermanizohen nëse janë pro-evropian. Ndikimi i Turqisë do të jetë dhe s’mund ta ndalim. Krejt çka mund të bëjmë është ta vendosim në funksion të interesave tanë”, tha Sulejmani. /SHENJA/
Data 28.04.2024
Aktuale
- Mickoski: Ali Ahmeti më dërgon njerëz për të bërë qeveri me VMRO-në!
- Digjitalizimi i shërbimeve një dekadë mbrapa
- Getoar Selimi i bën dhuratë luksoze gruas së tij, Marinës
- Në Shkup u promovua libri “Romani dhe gjeografia”
- Shkon në 76 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Kenia
- Zgjedhjet presidenciale/ Pendarovski: Nuk na duhen ndasi të reja, Davkova – Nuk është e vërtetë se nisim nga zeroja!
- Çmimet e banesave në Manastir shkojnë në nivele rekord, 1600 euro për metër katror
- Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne