Turqia ka vizion pozitiv dhe zhvillimor për vendet e Ballkanit, vlerëson profesori universitar Ali Pajaziti. Ai thotë se Turqia ka zgjeruar investimet ekonomike në vendet e Ballkanit, si dhe ndihmon në zhvillimin e tyre e veçanërisht të shteteve ku jetojnë shqiptarët edhe në rrafsh ndërkombëtarë. “Investimet ekonomike që ka bërë Turqia në sistemin bankar, në aeroporte si dhe shumë investime në sferën e kulturës në aspektin pozitiv është një tregues se kjo Turqi ka një vizion më të gjërë, duke pasur parasysh edhe lidhjet që i ka me Ballkanin. Kjo flet se janë duke zhvilluar politika racionale, duke pas parasysh edhe zhvillimet gjeostrategjike në hapësirën e Ballkanit. Ka filluar pra me konsolidimin e hapësirës boshnjake, Kosovës, në Shqipëri e cila ka pasur probleme ekonomike dhe i ndihmon edhe në instancat e ndryshme ndërkombëtare vendet e Ballkanit. Gjithë kjo tregon për një vizionalitet të politikbërje të Turqisë”, deklaroi Pajaziti, në emisionin e sotëm “Arena” në TV SHENJA.
Data 10.09.2025
Aktuale
- Ramadan Imeri kandidati i pavarur: Zgjidhje për Dibrën, jo fjalë boshe
- A është fundi i epokës së telefonave? Mark Zuckerberg ndan vizionin e tij për të ardhmen
- Papunësia në vendnumëro, të rinjtë larg tregut! Çfarë tregojnë të dhënat e INSTAT
- Bajram Rexhepi u takua me banorët e Gajres
- Po lahej në det, mbytet aksidentalisht 16-vjeçari
- SPAK mbylli hetimet dhe çoi për gjykim Erion Veliajn, reagojnë avokatët e kryebashkiakut: Nuk provohet asnjë abuzim me detyrën
- BIRN: SHBA kërkon zgjedhje transparente të drejtuesit të ri të SPAK
- Humb jetën një 16-vjeçar, u rrokullis me traktor