Deponia e Strugës edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduartë digjet nga zjarri i cili është shkaktuar disa ditë më parë.
Autoritetet lokale deklaruan se zjarri është shkaktuar me qëllim, ndërsa zjarrfikësit dhe policia kanë marrë masat e duhura dhe kanë vepruar sipas obligimeve ligjore.
Ekzistenca e kësaj deponia shihet me shqetësim për shkak se e ndot ajrin, por edhe mund të jetë burim i epidemive dhe i sëmundjeve të ndryshme.
Ndërkohë, me gjithë ankesat e deritashme të banorëve, kjo deponi nuk është zhvendosur.
“Për momentin si opsion janë dy zgjedhje konkrete për konzervimin dhe transportin e mbeturinave në dy lokacione tjera, edhe atë lokacioni i parë, Malivllaj, një fshat malorë këtu në rrethin e Strugës dhe opsioni i dytë është në deponinë e Ohrit, Bukovo, në të cilën deponi KOmuna e Strugës para se t’i hidhte dhe t’i depozitonte mbeturinat e veta këtu në deponinë e egër në Strugë, i transportonte dhe i depozitonte në atë deponi. Për mendimin tim, duke i njoftë rrethanat dhe historikun e problemit me deponinë Malivllaj, tash propozuam që të formohet një komision i cili do të bisedojë me autoritetet e Komunës së Ohrit dhe të gjindet një zgjidhje deri në zgjedhjen përfundimtare me deponitë regjionale e cila nuk dihet se kur mund të nodhë”, tha këshilltari në Komunën e Strugës, Ardian Demiri.
“Tashmë një kohë të gjatë ende debatohet për këtë problem të madh me deponinë në Strugë. Qëndrimi ynë është se mbeturinat duhet të largohen prej këtu dhe të dërgohen në Bukovë. Edhe pse ajo nuk është deponi legale, megjithatë nuk përbën rrezik për banorët”, deklaroi këshilltari në këtë Komunë, Dame Llozhanovski.
Deponia në Strugë 20.04.2017 by tvshenjaofficial