A janë të bazuara shqetësimet për shpërthim të krizës ndëretnike në Maqedoni?
– Edhe sa arsyetime duhet dëgjuar, për ta kuptuar se ngërçi politik, ka të bëjë me pushtetin, dhe jo raportet ndëretnike, dhe përse s’po vepron shumica e re parlamentare?
– Sa janë të koordinuara partitë e bllokut të ri, rreth gjetjes së zgjidhjes për ngërçin?
– Ka apo jo hapësirë për tërheqjen e deklaratës së partive parlamentare shqiptare?
Sonte në #Click Plus në TV21 debatojnë: Ilmi Selami, Bekim Fazliu, Artan Dika dhe Ibrahim Mehmeti.
Ilmi Selami vlerëson se rrethanat dhe situata sjanë aq të thjeshta siç mund ti vëren opinjoni më i gjërë, nuk flitet për frikë të shumicës apo guximit mirëpo flasim për një ndjeshmëri dhe kujdes të situatës, që nënkupton se kemi krizë poitike dhe institucionale e sidomos me protestat e fundit tentohet kriza të hudhet në teren ndëretnik që VMRO të shpëtojë nga pasojat juridiko-penale. Kudjesemi që këtë krizë ta kalojmë me sa më pak dhimbje dhe pasoja. Ne si parti politike nënshkruese të deklratës shqiptare i kemi dhëne besimin z.Zaev dhe qëndrojmë pas asaj se çfarë ai do propozojë për dalje nga kriza, deklaron Selami njofton Almakos.
Bekim Fazliu thekson se vendi padyshim është në krizë të thellë megjithatë Maqedonia ka qenë gjithmon në krizë dhe kjo politik nuk jep rezultat. Këto 67 deputet si shumicë janë të dhunuar nga VMRO për manovra përfshirë dhe Ivanovin, që imponojnë dhe dhunojnë institucionin më të lartë -parlamentin.
Deputët e PDSH-së nuk rrinë në foltoret e parlamentit meqë nuk duan ta legjitimojnë këtë që bën VMRO-ja. Kjo shumicë parlamentare është koha të funskionojë, le të thërrasin seancë të jashtzakoneshme dhe të normalizohet de jure si e tillë, ne do të marrim pjesë në atë senacë dhe do ti themi qëndrimet tona. Ky legalizim i shumicës do të ketë dhe përkrahjen ndërkombëtare dhe kjo pakicë dalngadalë do pasivizohet, ngaqë kështu detyrimisht shkohet drejt konfliktit, shton Fazliu në #Click Plus.
Artan Dika vlerëson se jemi në rrugë qore dhe në këtë moment testohet demokracia e vendit, shoqërisë dhe ajo ndërkombëtare. Kemi kapje të institucioneve, sistemi që është ndërtuar këtë dekadën e fundit duket që kryekëput është i politizuar në tërësi.
Gjykata Kushteuese që duhet ta thotë fjalën e fundit duket që edhe ajo është e kapur pas partisë VMRO.
Kemi gjykatës partiak..përveç institucioneve që kanë dështuar edhe shoqëria është e demoralizuar..
Protestat janë elemente të malipunuara nga njerëzit e afërt me VMRO-në. Jam sërisht skeptik me ballafiqimin konkret meqë në fund çështja do të përfundojë tek kushteutesja, dhe krejt kjo do të duket një lojë nervash.
Ibrahim Memeti citon që guximi për tu ballafaquar mungon, problemi kryesor është se shumica parlamentare praktikisht pranojë ta luaj lojën e VMRO-së.VMRO-DPMNE-ja dikton lojën, shumica parlamentare e luan. Mirëpo ne e shohim se këtu kemi shkelje të kushtetutës dhe ligjeve. Nëse shkohet me logjikën e rregullave të lojës kuptojmë se VMRP do deri në pafundësi ta thelloj situatën. Madje gabimi i parë u bë momentin që u lejua ish kryeparlamentari ta udhëheq seancën dhe kjo ka qenë pjesa ku VMRO morri një vullnet më të madhë të zvarrisë ecurinë.
Ana tjetë, deklarata ishte një nismë pozitive si qasje, e cila do ta bënte më të fortë shumcën ndërkaq divergjencat mes partive shqiptare rreth pikave se kush e ku u hartua deklarata, inkurajoi VMRO-në të gjej alibi, dhe gjithë kjo shkon në zhagitje të procesit. Duhet një forcë nga jasht të nxisë për zgjidhje të situatës, përfundon Memeti në Tv21 transmeton Almakos.