Seanca konstituive e Kuvendit vazhdoi me ritmin e njëjtë të replikave dhe kundër-replikave mes deputetëve të VMRO-DPMNE-së të cilët në vazhdimësi i bënë thirrje LSDM-së të kyçet në debat dhe të sqarojë platformën e ashtuquajtur tiranase. Debati arriti kulmin kur kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela doli për të sqaruar domethënien e kërkesës për ndëshkimin e gjenocidit ndaj shqiptarëve gjatë shekullit të kaluar. Sela deklaroi se gjenocidet bëhen nga regjimet e ngjashme si ai i VMRO-DPMNE-së kurse në kundërshtim të kësaj, Ilija Dimovski tha se këto deklarata të Selës janë për të kamufluar dështimin me menaxhimin e Komunës së Strugës.
Gjenocidet nuk I bëjnë popujt. Gjenocidet I bëjnë regjimet. Pak a shumë të ngjashëm si ky regjim I cili tani duhet të bie. I cili duhet të shkojë në opozitë dhe të përgjigjet për veprimet që I ka bërë. Prandaj ndërhyra për të bërë një përmirësim se nuk bëhet fjalë për të shpallë popull gjenocid por bëhet fjalë për të dënuar regjimet të cilat kanë ushtruar gjenocid – deklaroi Ziadin Sela, Aleanca për Shqiptarët.
Ju lutem të mos hapni kështu tema. Dhe t’i keqpërdorni ndjenjat e qytetarëve për politike ditore dhe të bëheni shqiptar më I madh këtu sepse s’keni çfarë tjetër të ofroni sepse ka 10 ditë që struga ndotet nga deponia për të cilën asgjë nuk keni bërë sa keni qenë kryetar dhe të përgjigjeni jo pse vetëm maqedonasit por edhe shqiptarët, të thithin ajër më të papastër… këtu shitni patriotizëm dhe ngjallni urrejtje të një populli ndaj një tjetri – u shpreh Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE
Ju shqetësoheni vetëm për një gjë, për miliardat për të cilat jeni në gjendje që ta ndizni një shtet të tërë vetëm e vetëm që të shpëtoni kokat dhe përgjegjësinë para ligjit, të jo më tepër se sa dhjetë njerëzve të cilët I keni në udhëheqjen e VMRO-DPMNE-së – tha Sela.
Shumica e re parlamentare edhe përsëri nuk ndërmori asnjë hap konkret për zhbllokimin e Kuvendit edhepse një gjë e tillë është premtuar në vazhdimësi edhe nga vetë kreu i LSDM-së.
Fatlume Dervishi