Paradite në Ohër është regjistruar një tërmet. Sipas të dhënave të Qendrës Evropiane Sizmologjike, në orën 11.42 është regjistruar tërmet me fuqi prej 2.5 shkallë, 5 kilometra në jug-lindje të Ohrit, gjegjësisht 83 kilometra në lindje të Tiranës.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në thellësi prej dy kilometrave.
Sipas të dhënave tërmeti është ndjerë në Ohër, Strugë dhe vendit përreth.