Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe me reshje të shiut. Reshje më intensive do të ketë pasdite në pjesët lindore, ku lokalisht do të jenë të rrëmbyeshme dhe të përcjellë me bubullimë. Në disa vende pritet të bien mbi 25 l/m2. Do të fryjë erë e përforcuar jugore.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tre deri në 11, ndërsa ajo e ditës prej 12 deri në 20 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe me reshje të shiut. Do të fryjë erë nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në nëntë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 17 gradë Celsius.