Nga LSDM nëpërmjet një komunikate kanë informuar se kreu i kësaj partie Zoran Zaev, e ka njoftuar diplomatin evropian se shumica parlamentare në pajtueshmëri me rregulloren, kushtetutën dhe ligjet, e ka marrë detyrën që ta debllokojë procesin demokratik në Kuvend.
Nga LSDM kanë njoftuar se shumë shpejtë do të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit dhe më pas edhe Qeveria e re reformatore.
“Bashkërisht është konstatuar se proceset demokratike janë të patjetërsueshme për përparimin e Maqedonisë dhe krijimi i mundësive që nëpërmjet respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve nga ana e të gjitha partive politike dhe institucionet shtetërore. “, thuhet në njoftimin e LSDM-së, përcjell SHENJA.