Qytetarët kanë vetëdije të lartë për vetëdijshëm për nevojën dhe benefitet e sigurimit, por ende i sigurojnë vetëm gjërat për të cilat janë të obliguar. Kështu thonë të dhënat e Shoqatës për sigurim dhe Agjencisë për mbikqyrje të sigurimit. Të dhënat e prezantuara gjatë një konference në Odën Ekonomike të Maqedonisë tregojnë se qytetarët kryesisht sigurojnë makinat. Ky lloj i sigurimit në tregun e sigurimeve merr pjesë me 44%. Fushat e tjera të sigurimit që përdorin qytetarët e Maqedonisë janë, 17,8% për sigurimin e pronës, 8,7% sigurim kasko, dhe 11% për sigurim nga fatkeqësitë natyrore.
“Krahasuar me rajonin, gjendja në Maqedoni është relativisht e njëjtë. Por në korrniza botërore, sigurimi i detyrueshëm ka pjesëmarrje prej 60 përqindësh në shitjen e përgjithshme të pakove të sigurimit. Në disa shtete numri i segmenteve të sigurimit të obliguar është shumë më i lartë se sa tek ne. Për shembull, marrja e kredise lidhet me sigurim jetësor dhe pronësor. Në Turqi dhe në Rumani nga ana tjetër, sigurimi nga vërshimet dhe tërmetet është i obligueshëm”, tha drejtori i Agjencisë për Mbikqyrje të sigurimit, Klime Popovski.
Popovski tha se në Maqedoni ende nuk ka shenja dhe vullnet se shteti do të zgjerojë listën e llojeve të sigurimeve të obligueshme. Me shembujt e dhënë për sigurimin nga tërmeti dhe vërshimet në Turqi dhe Rumani, Popovski dha shifra për sigurimin e qytetarëve të Maqedonisë nga këto fenomene natyrore ku prej 69 mijë kontratave të nënshkruara për sigurimin e pronës, vetëm 17 064 përfshijnë edhe sigurimin nga vërshimi dhe vetëm 9190 sigurimin nga tërmeti.
Ka tendencë që të paguhen kompensime për dëm nga vërshimet, por më pak për dëm nga tërmetet. Megjithatë është vërejtur se biznesi i sigurimeve në Maqedoni shënon rritje.
Gjatë vitit 2016 janë lidhur 1,29 milion kontrata për sigurim. 19 733 prej tyre për sigurim jetësor, dhe 1 300 për sigurim shëndetësor. Në vend ekzistojnë 15 kompani sigurimi, por vetëm 4 prej tyre ofrojnë sigurim jetësor.
Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/
Interesim i vogël për sigurime alternative by tvshenjaofficial