18 April
Gjykatës suprem të sëmurë kjo është arsyeja zyrtare pse sot nuk vazhdoi seanca e përgjithshme e cila u ndërpre të enjten e kaluar. Për shkak të gjoja shkaqeve të arsyeshme, siç theksojnë në gjykatë, seanca në të cilën duhej të votoheshin propozimet e kryetarit të ri Vangelovski, është anuluar. Vangelovski kërkon bisedat e përgjuara nga “bombat” të mos mund të përdoren si dëshmi në gjykatë si dhe Specialja të mos mund të dorëzoj kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë.
Mungesa e gjykatësve është në numër të mjaftueshëm që të shtyhet seanca e përgjithshme dhe të njëjtit mungojnë me arsye – thanë nga Gjykata Supreme.
Por, jozyrtarisht mësohet se për shtyrjen e seancës së sotme është ajo që Jovo Vangelovski i cili është edhe kumbar i ish kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski, nuk ka arritur të siguroj kuorum minimal që propozimet e tij të votohen dhe me këtë të bllokohet puna e Speciales. Ndryshe, atmosfera në gjykatën më të lartë u tensionua pasi prokuroria e Marko Zvërlevskit kërkoi që gjykatësit suprem ta shfuqizojnë masën e paraburgimit për Sead Koçan. Propozimi nga Prokuroria e rregullt erdhi disa ditë pasi u takuan kryetari i Supremes, Vangelovski me krye- prokurorin Zvërlevski dhe avokatin Nikola Dodevskin, i cili i përfaqëson të gjithë të dyshuarit dhe të akuzuarit E Speciales, nga radhët e VMRO DPMNE-së. Rasti “Trust” ku i dyshuari i parë është biznesmeni Sead Koçan ra na duart e ish kryetares së Supremes, Lidija Nedelkova, por Vangelovski në mënyrë të përshpejtuar e largoi atë nga Këshilli Penal i cili duhet të vendos nëse do t’i hiqet paraburgimi Koçanit ose jo. Për këtë reagoi edhe Prokuroria Speciale. Ata kërkuan që për rastin Koçan të mos vendos Vangelovski. Por, propozimi i tyre u hodh poshtë. Sead Koçan gjendet në arrat më shumë se një muaj ndërsa policia e kërkon atë me fletë- arrest ndërkombëtarë.
Bojan Stojanovski