Disa ditë ne grupi parlamentar i Lëvizjes Besa nuk dëshiron të harxhon kohë sepse jemi në një situatë prej të cilës duam të dalim sa më shpejtë, kështu mes tjerash ka thënë deputeti i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi.
“E para nuk është mirë të keqpërdorni ose të thoni se deklarata është e Tiranës. Për Lëvizjen BESA është deklaratë e partive shqiptare në Maqedoni dhe nga BESA është miratuar në Shkup më 7 janar 2017. Nëse dëshironi të merrni një alibi të këtillë për të thelluar krizën edhe më tej kjo nuk i shërben askujt”, tha po ashtu Gashi, njofton SHENJA.
Maqedonia problemin e ka që kur doli afera e përgjimeve, shtoi Gashi, duke theksuar se atëherë e kuptuam si funksionon sistemi i gjyqësisë, prokuroria, etj.
Gashi ju bëri thirrje deputetëve që për hir të kohës dhe pas këtyre festave t’i thirrin mendjes për të zgjidhur këtë krizë, pasi të gjithë qytetarët këtë e presin.