Gjykata Supreme ka anuluar seancën e paraparë për sot në të cilën duhej të diskutohen pika të rëndësishme për punën e Prokurorisë Speciale, njofton SHENJA.
Nga kjo gjykatë njoftuan se seanca është prolonguar për shkak të pushimit mjekësor të disa prej gjykatësve dhe në momentin që do të kthehen ata në punë, mbledhja do të zhvillohet. Sot pritej rifillimi i debatit lidhur me kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe për përdorimin e materialeve nga bombat e opozitës si prova në proces.
Në seancën e radhës do të shqyrtohet mundësia që vetëm prokurori publik Marko Zvërlevski të ketë mundësinë që të dorëzojë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë, duke përfshirë këtu edhe për lëndët e Prokurorisë Speciale. Por do të diskutohet edhe refuzimi i “bombave” si dëshmi në procedurë penale. Për refuzimin e bombave lobon kryetari i këtij institucioni gjyqësor Jovo Vangellovski i cili në seancën e fundit dorëzoi një listë të gjatë arsyesh përse bombat e opozitës nuk mund të pranohen si prova në procedurën gjyqësore.