17 April
Ish shefi i diplomacisë suedeze Karl Bild në profilin e tij në twiter publikoi se sot vjen për vizitë në Shkup.
“Fundi i krizës kushtetuese në Shkup, nuk është në horizont. Duket se dallimet në qëndrimet janë më të thella. Situata është e rëndë”, thekson Bild, i cili është ish i dërguar evropian i Ballkanit. Ai nuk thekson hollësi për vizitën në Shkup dhe për takimet e mundshme.
Karl Bild tani është bashkë-kryesues me Këshillin Evropian për Punë të Jashtme, organizatë joqeveritare e cila merret me analiza politike.