Burime të larta partiake në BDI konfirmojnë se “një telefonatë nga jashtë” pengoi në moment të fundit formimin e koalicionit qeveritar mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së edhe pse siç thonë, Ahmeti dhe Gruevski veçmë ia kishin bë “për hajr” njëri tjetrit vazhdimin e jaranise qeveritare deri në vitin 2020. Këto burime, që insistojnë të mbeten anonime, thonë se BDI madje kishte caktuar edhe emrat e ministrave që do të ishin pjesë e kabinetit qeveritar të Gruevskit. Mirëpo telefonata e Ramès nuk ka qenë e fundit, sipas tyre, por një telefonatë nga Holanda ka fundosur të gjitha gjasat për qeveri të re të udhëhequr nga dyshi nacionalist maqedonas Gruevski-Ahmeti. “Izet Mexhiti ishte paraparë të jetë zv/kryeministër për Marreveshjen e Ohrit, kurse Teuta Arifi ministre e punëve të Jashtme. Eurointegrimet ishte paraparë t’i udhëheqë Arbër Ademi, drejtësinë dega e Sarajit, kurse ekonominë Bekim Neziri. Musa Xhaferi ishte i paraparë për ministër në MPB, ose drejtor në DSK, kurse Artan Grubi ishte paraparë drejtor në Drejtorinë që do të mbikqyrte implementimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve. Festim Halili duhej të jetë ministër i pushtetit lokal, kurse Talat Xhaferi kryetar parlamenti”, kanë thënë këto burime partiake duke numëruar disa prej posteve të dakorduara, transmeton Gazeta Lajm. Ata shtojnë se në paket me marrëveshjen për ndarjen e kulaçit qeveritar, BDI dhe VMRO kanë aritur marrëveshje edhe për bashkëpunim në zgjedhjet lokale, sipas të cilës marrëveshje, VMRO-DPMNE do të përkrahte BDI-në në Tetovë, Gostivar, Çair dhe Strugë, kurse do t’ia “dhuronte” edhe komunën e Butelit. “Komuna e Butelit ishte paraparë të jetë strehimore e re për mafinë urbane të BDI-së në Çair, sepse është e qartë se BDI nuk ka gjasa të fitojë në Çair. Mirëpo duke pasur parasysh se ‘mafia urbane’ e Çairit është ndër strukturat më fitimprurëse të VMRO-së, partia e Gruevskit po kërkon teren të ri për veprimin e kësaj strukture. Buteli ishte paraparë si komuna më e përshtatshme ku mafi urbane e Çairit do të vazhdonte bizneset e veta profitabile, prej ku pjesa më e madhe përfundon në xhepat e funksionarëve të lartë të VMRO-së”, kanë thënë keto burime partiake për disa mediume maqedonase. Sipas tyre,Teuta Arifi, Izet Mexhiti dhe Nevzat Bejta nuk kanë pasur asgjë kundër vazhdimit të koalicionit me VMRO-në. Mirëpo në momentin kur është bë e qartë se ndërkombëtarët nuk do të lejojnë një koalicion të tillë, ata në bashkëpunim me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti kanë sajuar shpejt e shpejt “filmin” se gjoja janë kundër koalicionit me VMRO-në për të ruajtur sado pak shpresat në zgjedhjet për fitore në zgjedhjet e ardhshme lokale.
CLICK TO COMMENT