Rrugët e lagjes së Gazi Babës në Komunën e Çairit janë asfaltuar sipas përkatësisë partike të qytetarëve dhe jo se ajo është nevojë e domosdoshme për çdo qytetar. Kështu deklarojnë banorët e kësaj lagjeje, të cilët thonë se një pjesë e rrugës e cila është më pak se 100 metra, nuk asfaltohet tashmë 15 vjet, vetëm se banorët e kësaj rruge nuk kanë votuar BDI-në.
Sa e mbaj mend unë përmi 15 vjet, edhe më tepër ka, kështu siç e shihni vetë. Shkaku ndonjëherë edhe partiak, pse sje i kësaj partie, kjo lagje nuk bashkëpunon me këtë parti, e kështu ka mbetur. E shihni edhe vetë, deri aty është e shtruar, në atë anë deri aty po, në të tre anët e është e shtruar vetëm këtu ka mbetur”, tha një qytetar.
“Pesë herë në ditë. Sa është BDI-ja në shtet kur nuk rregullohet kjo sepse janë hajdut”, tha një qytetar tjetër.
“Qysh sna pengon, na pengon shumë edhe atë. Si s’kemi problem, vetëm veturën tani 400 euro e regjistrova, e se dimë për se paguajmë. Kjo nuk është shtruar me vite, me vite, me vite, sepse kjo ka qenë demek PDSH, edhe prandaj kemi mbetë.”, tha një qytetar.
Qytetarët thonë se vazhdimisht kanë kërkuar nga komuna që rruga të rregullohet, por askush nuk i ka marrë në dorë. Ata madje akuzojnë me fjalë të rënda udhëheqësit e komunës.
“Pikë e parë një taksi te keshë nevojë prej në Qendër, nuk hyn shkaku rrugëve, biles kisha njëherë nevojë sa u ktheva prej Manastiri, e lusja një taksist maqedonas të më sjellë, se ishte herët, më tha ja paret shko me taksi tjetër nuk hyj këtu shkaku i rrugës. Ky është turp i madh për ne. As që na kanë në dorë që të hyjmë brenda që të diskutojmë për këtë çështje, për më shumë mos të flasim. me një fjalë më shkurtë nuk interesohen për këtë lagje hiç”, deklaroi një qytetar.
“Pase hajdut janë ato veç për vete mendojnë. Veç kjo pjesa, sepse ato janë BDI veç kjo pjesa është pa ndreç”, tha një qytetar.
“Sepse i kanë vjedhur paret, Izet Mexhiti një, Ali Ahmeti dy e çajo. Problemi i madh çajo është, i hëngrën paret tash kemi mbetur ne”, tha një qytetar.
Banorët e kësaj pjese të lagjes së GaziBabës thonë se kur kanë qenë fushatat zgjedhore nga komuna e kanë premtuar gjithçka, por më pas as nuk i kanë marrë në dorë. Ata thonë se ndihmë preson vetëm nga Zoti.
Mefail Ismaili /SHENJA/
Rrugët e Gazi Babës si në mesjetë… by tvshenjaofficial