16 April
Në mbarë botën besimtarët ortodoks dhe katolik po e shënojnë festën e tyre më të madhe fetare, Pashkët. Festa e sivjem si asnjëherë më parë po kalon nënë masa të shtuara të sigurisë nga Ministria e Punëve të Brendshme, pas informacioneve operative mbi ndonjë sulm të mundshëm ndaj objekteve fetare.
Me rastin e Pashkëve besimtarët e anketuar nga Alsat uruan për paqe, stabilitet, bashkëjetesë dhe dashuri.
Ajo ndjenjë e paqes, te njerëzit të ketë aso dashurie, aso besimi, të mos ketë luftëra, të mos ketë varfëri, të mos ketë vuajtje në botë”
Gjitha të mirat, lumturi të gjithëve, paqe dhe shëndet!”
Porosia ime është të shkojmë në kishë, të festojmë, të respektohemi, të bashkohemi njëri me tjetrin pa dallim se kush jemi, të bashkohemi e të jetojmë për ju të rinjtë. Dhashtë Zoti të na jep paqe në shtet!”
Njerëzit të respektohen më shumë mes vete dhe ta duan shtetin e tyre!”
Të rinjtë të qëndrojnë këtu pranë më të moshuarve dhe pranë prindërve! – urojnë qytetarët.
Kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase, Stefani porositi popullin t’i kthehet Zotit dhe të jetë të bashkuar, në mënyrë që të përparojnë. Fillimi i festës u shënua në mesnatë në tempullin kishtar “Shën Klimenti i Ohrit”, me rënie të kambanave, liturgji dhe përshëndetjen “Jezu Krishti u ringjall, vërtetë u ringjall”. Festa simbolizon ditën kur Jezu Krishti shfaqi fuqinë e tij hyjnore dhe u ringjall, ndërsa gërsheton besimin me traditën.
Anesa Aliti