Mot me vranësira dhe të ndryshueshëm prej orëve të mesditës do të shoqërohet me paraqitjen më të shpeshtë të jostabilitetit dhe reshjeve të rrëmbyeshme të shiut (në nivel lokal 25l/m2) dhe me paraqitjen e vetëtimave veçanërisht në jug dhe në lindje.
Do të fryjë erë mesatare jugperëndimore e cila pasdite do të ndryshojë në erë veriperëndimore dhe e cila gjatë natës përkohësisht do të përforcohet. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 17 deri në 24 gradë Celsius.
Në Shkup temperatura do të arrijë deri në 22 gradë Celsius.
Siç njoftojnë nga DPHM, nga pasdite do të fillojë ndryshim më i konsiderueshëm i motit, ndërsa do të zgjasë edhe gjatë natës, për shkak të kalimit të valës së lagësht nga veriu i shoqëruar me reshje të përkohshme të shiut veçanërisht në pjesët veriperëndimore dhe lindore të vendit.
Në malet më të larta veçanërisht në veriperëndim do të ketë paraqitje të borës së përkohshme. Do të ketë edhe vetëtima të rralla, gjatë ditës së sotme më shumë nga pjesët juglindore, ndërsa nesër në ato jugperëndimore. Erë e përkohshme e përforcuar do të fryjë edhe gjatë natës, ndërsa edhe gjatë dirës së nesërme që do të shkaktojë rënie të konsiderueshme të temperaturave.