LSDM në një komunikatë për media ka thënë se Maqedonia e ka shansin për tu bashkangjitur me botën demokratike. Sipas tyre, qytetarët e Maqedonisë e kanë rastin të jetojnë jetën e tyre sipas vullnetit personal, pa direktiva, kërcënime, qetë dhe lumtur.
“Dhe nuk bëhet kjo përnjëherë. Asnjë ndryshim nuk është i lehtë. Së bashku kemi filluar ndryshimet që shpien deri tek një jetë më kualitative për të gjithë, drejtësi, liri dhe barazi dhe së bashku duhet t’i mundësojmë. Kemi vendosur të jetojmë së bashku. Kemi zgjedhur jetë për të gjithë. Ndryshime do të ketë, ato e sjellin jetën që e dëshirojmë”, kanë thënë nga LSDM, përcjell SHENJA.