Fejzi HAJDARI
Justifikim më absurd, se ky, s’kam parë akoma!. Kështu bënë të gjithe politikanet sllavë (kur ishte Jugosllavia e benin serbet, pasi u pavaresua Maqedonia, e bente Andovi me ish-komunistet, por edhe VMRO-istet): Si mund të justifikohen maqedonasit, ne rastin konkret ish-kryeparlamentari Stojan Andov, “se ishin te manipuluar nga propaganda e politikës së Sllobodan Millosheviqit”, kur ai dhe miqtë e tij “komunjarë” bashkë me “VMRO-ovistët” vazhduan, pak a shume, po me te njejtin avaz ‘te gabojnë’, edhe pasi Millosheviqi kishte “vdekur politikisht” respektivisht kur Andov u zgjodh kryeparlamentar i Maqedonisë së Pavarur! Pranda, konstatimi se kane qene te ‘manipuluar nga Millosheviqi’, me shume se justifikim, per shqiptaret paraqet TALLJE dhe JOSERIOZITET, sa për ta shpëlarë gojën?!. Zoti Andov, ju maqedonasit (flase per politiken maqedonase, jo për qytetarët maqedonas) keni shume borxhe ndaj shqiptareve gjate 80 viteve te fundit -dUke filluar nga periudhe e debimit te shqiptareve per ne Turqi, e deri sot kur po lejoni qe te vazhdoje akoma diskriminimi kombetare i shqiptareve dhe debimi pasivë i të rinjëve shqiptarë, për shkak të mungesës së perspektivës. Dmth avazi i vjetër po vazhdon, vetëmse format dhe metodat ndaj shqiptarëve, tani i keni sofistikuar. Por, s’keni faj ju, sa kane faj keta GOMARET TANE POLITIKË, te cilet gjithcka shisesin për një tenderë dhe për të hyrë në qeveri, madje edhe gjera te cilet tek popujt tjere te rajonit, quhen TRADHETI KOMBETARE. E di ju politiken tamam ashtu sic definohet, e keni kuptuar: ART I TË MUNDSHMES dhe INTERS!!! Mirë bëtë, që ua futet sa krahi politikaneve shqiptarë. Me gjasë, nese nuk ndryshon radikalisht dicka tek faktori politikë shqiptarë në të ardhmen, do t’ua fusni edhe me teper. Dhe, prape vjen nje dite nje justifikim tjeter nga ju apo dikush tjeter, bile-bile edhe me absurd se ky, ne stilin: NA FALNI SE NUK E KEMI DITUR SE JU KERKONI TE DREJTA KOMBETARE!? Dua te them, derisa ne kampusin politik shqiptar, ka liderë leshperë, sic jane keta te sotshmit, ku gjate fushates gojen e kane plote me PLATFORMA POLITIKE te tipit: PARLAMENT DYDHOMESH, RIDEFINIM, STATUS TE BARABARTE ME MAQEDONASIT, RREGULLIM TE RI SHTETERORE, kurse pas kërkojnë: “MINISTERSTVO ZA NARODNE GAJLE” vetëm të hyjnë në qeveri, Ju zoti Andov do te vazhdoni te talleni me ne shqiptaret. Ne qytetaret shqiptarë, më së paku kemi faj qe ju për partnerë qeverisës zgjidhni gjithmone shqiptaret e lehte lakueshëm, ose te pershtatshem qe nuk ua prishin planet. Por ne kete menyre nuk zgjidhen problemet, por rriten dhe krijojne kriza te ketilla si sot, qe jane produkt i politikes se gabuar disadekadeshe diskredituese ndaj shqiptarëve. Po, po…, kjo është dijagnoza e vetme. Arsye tjetër ska! Mos i dëgjoni atë liderët matrapazë që ju bëjnë “lladilla” kur janë me ju, dhe shesin patriotizëm të importuar, kur dalin në fushatë dhe oda burrash. Me pak fjale, nese ju doni t’i zgjidhni problemet, e shqiptareve, më së paku duhet te kerkoni justifikim tek politikat e ndikuara nga jashte, por zgjidhni lidership shqiptar, ama me tamam shqiptar, dhe jo lidership shqiptar sipas nevojes dhe profesionit. Pra, ne justifikimet tuajat qesharake te ketij lloji, asnjehere nuk do t’i marrim si serioze, perderisa ju nuk veproni konkretisht ne permiresimin e statusit juridiko-kushtetuso-politik te shqiptareve, por do te vazhdoni te arsyetoheni kesisoj, por nga ana tjeter do te vazhdoni te thoni se jeni per AVANCIMIN E PERDORIMIT TE GJUHES SHQIPE, gje te cilen fatkeqesisht e mbeshtesin edhe partite shqiptare, vetem per te hyre ne qeveri. Nese partite shqiptare pajtohen me nje gje te tille, ta dini, shkurt e shqip: Pjesa dërrmuese e shqiptarëve nuk mendon si partitë shqiptare”! Zoti ju dhashtë mendë juve njëherë, e pastaj edhe shqiptarëve që për të hyrë në qeveri, kënaqen vetëm me AVANCIMIN E PËRDORIMIT TË GJUHËS SHQIPE!