Vizita të shpeshta të Kryeministrit Serb Aleksandar Vuçiq në Preshevë,po ashtu dje i ashtuquajturi drejtori i Zyrës për Kosovë Marko Gjuriç, ishte në vizitë në Zveçan ku bëri zbulimin e monumentit të mbretit Millutin dhe ua dorëzoi çelësat për apartamente të banimit , të ndërtuara nga buxheti i Qeverisë së Serbisë. Kujtojm , që po ashtu është edhe shtatorja e Millosh Obiliqit që është ngritur në Graqanicë më herët . Nëse vazhdohet që të gjitha Komunat serbe të vendosin dhe stolisin sheshet e tyre me shtatore atëher pse ndalohen këto në Komunën e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës që të vendosen përmendore . Kurse Lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-ës është hequr me forca shumë të mdha nga një aksion i ushtrisë serbe që është marrë niveli më i lartë i këtij shteti .
Dallimi është që në Komunat serbe të Kosovë ka filluar të mbushen me pllaka përkujtimore , shtatore , buste, monumente nga historia Serbe .
Kurse :
– Në Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë është hequr Lapidari i Dëshmorëve të UÇPMB-ës,
– Nuk ka Universitet publik në gjuhën shqipe,
– Nuk lejohet të vendoset shtatorja e Heroit tonë Kombëtar ,,Skënderbeut ’’ , në Bujanoc,
– Nuk lejohete përdorimi i gjuhës dhe simboleve Kombëtare,
– Nuk ka përfaqësim në nivelin lokal dhe Qendrore,
– Nuk ka investime dhe po vazhdon zbrazja.
Me një fjalë në Krahinën Shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë ka diskriminim klasik. Ne kemi kërkuar që nga pas vitit 1999-ta së paku të respektohet reciprociteti . Pakica Serbe në Kosovë është e favorizuar dhe do të ketë asociacion kurse shqiptarët të diskriminuar . Opinioni gjithë Shqiptarë me të drejtë kërkojn që të kthehet në vend ku ishte vendosur në Preshevë lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-ës dhe të ketë një reciprocitet në të gjitha kuptimet .