14 April
Ndryshimet e shpeshta të programeve arsimore, sipas ish ministrit të Arsimit Nenad Novkovski, kanë bërë dëm të madh në tërë sistemin. Ndryshimet jo të planifikuara dhe të nxitura, si dhe trajnimi praktik jo cilësor kanë rezultuar me krijimin e kuadrove të cilët nuk dinë as se si të paraqiten në intervistë për punë. Novkovski një pjesë të fajit e sheh edhe tek sipërmarrësit.
Komuniteti ynë i biznesit nuk di t’i vlerësojë njohuritë. Ky është fakt. Ndërsa fëmijët tanë përfundojnë shkollën dhe pastaj nuk janë të mirë këtu në biznes. Në Gjermani janë të mirë ndërsa këtu jo. Këtu nuk ka treg të punës – Nenad Novkovski, Ish-Ministri i Arsimit.
Një pjesë e komunitetit të biznesit vlerëson se nuk është e lejueshme që dikush ta mbarojë fakultetin dhe të mos dijë se si t’u ofrohet punëdhënësve të ardhshëm.
Është e sigurt se ne të komunitetit të biznesit diku gabojmë. Për këtë garantoj. Por është e sigurt që arsimi krijon kuadro jofunksional. Është e lehtë të thuhet që kuadrot tonë punojnë mirë në Gjermani, por atje nuk kanë askënd. Ajo nuk është vendi i tyre amë. Shpirtin do ta lënë për të treguar se ata janë më të mirë se të tjerët. Në Maqedoni janë në shtëpi – tha Goran Rafajlovski, kryetar i Odës Ekonomike të qytetit të Shkupit.
Biznesmenët kërkojnë që në programin mësimor të përfshihet një numër më i madh i orëve praktike me çka punëtorët e ardhshëm do të mundeshin lehtë të përshtaten në punë që nga dita e parë. Sipas Novkovskit dhe Rafajlovskit qeveria në largim duhet të ndalojë me politikën e saj të promovimit të fuqisë punëtore si të lirë sepse ajo vetëm i motivon të rinjtë të largohen nga Maqedonia.
Verica Pavlloska