14 April
“Shumica e re parlamentare e ka marrë për obligim që së shpejti t’i zhbllokojë proceset demokratike dhe të zgjedh Qeveri të re reformuese e cila do të sigurojë jetë më të mirë për gjithë. Ajo do të bëhet sipas Rregullores, Kushtetutës dhe ligjeve, ashtu siç u ngjanë politikanëve të përgjegjshëm prapa të cilëve qëndrojnë 700.000 qyte tetarë të Maqedonisë”, njoftojnë nga LSDM-ja.
“Pritjet e shumicës së qytetarëve të Maqedonisë, por edhe të opinionit ndërkombëtarë do të realizohen, pasi që rruga e vetme e rregullt për Maqedoninë është formimi i Qeverisë”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.
Në kumtesë gjithashtu theksohet se se LSDM do të zgjidh edhe shumë probleme të qytetarëve, të cilët e rrezikojnë ekzistencën e tyre.