Shërbimet e Shtëpisë së Shëndetit Shkup për ditët festive në vijim do të sigurojnë 24 orë mbrojtje shëndetësore përmes pikave kujdestare gjatë natës në poliklinikat Idadia, Çento, Çair, Gjorçe Petrov, Bit Pazar, Jane Sandanski, Shuto Orizarë dhe Draçevë.
Siç informojnë nga Shtëpia e Shëndetit, prej orës 8:00 deri në orën 16:00 shërbim specialistik kujdestar do të ketë në Poliklinikën Bukuresht. Gjatë festave do të ketë mbulim 24-orësh nga Shërbimi për ndihmë të shpejtë mjekësore, ndërkaq rregullisht do të punojë edhe Shërbimi për vizitë shtëpiake.