Është anuluar seanca e sotme gjyqësore për vrasjen e vogëlushit 4 vjeçar Almir Aliut. Avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiç tha për Televizionin SHENJËN se shkaku i shtyrjes së seancës është mungesa e ekspertit që është dashur sot të paraqitet në gjykatë, me arsyetimin që nuk ka qenë i gatshëm të dëshmojë këtë seancë.
Edhe seancën e kaluar ishte vetëm njeri ekspert, neuropsikiatri Branisllav Stefanovski nga klinika universitare, i cili në vend që të tregoj gjendjen në të cilën ka qenë i akuzuari Boban Iliq kur e ka kryer veprën, ai sipas familjarëve por edhe avokatit të familjes Aliu mundohej ta shfajsoj. Për këtë shkak është kërkuar eskpertizë shtesë. Ishte shumë e paqartë për avokatin Alispahiç se si një mjek që është thirrur në gjykatë për prezantim të rezultateve neuropsikiatrike, ai thotë që vrasja është e paqëllimshme. Ekspertiza ishte kërkuar nga i akuzuari Iliq sepse në dëshmin e tij kishte thënë që nuk kishte qenë në gjendje të mirë psikofizike derisa e kishte kryer veprën.
Seanca e radhës është caktuar për më 4 maj.
Më 1 korrik të vitit 2016 ndërroi jetë në spital 4 vjeçari Almir Aliu, pasi u shtyp para pak ditëve me makinë nga Boban Iliq, pas një zënke banale me të atin e Almirit.
Emine Ismaili /SHENJA/
Mungesa e ekspertit, shkak për anulimin e… by tvshenjaofficial