Ndërmarrjet në vendin tonë të cilat janë klientë të bankës “NLB Tutunska”, prej sot do të kenë mundësi, me ndihmën e aplikacionit të ri celular, ti kryejnë të gjitha pagesat e qarkullimit pagesor në denarë, pa nevojën e pajisjes token. Me platformën e re NLB Proklik, ndërmarrjet kanë qasje në E- kredi, ose në çdo kohë do të kenë qasje në kreditë, si dhe pagesa të drejtpërdrejta të detyrimeve të arritura për shlyerje. Nga banka thonë se do të vazhdojnë me investimet dhe përmirësimet në shërbimet e ofruara nga banka.
Ne kemi besim të plotë në menaxhmentin e Bankës NLB, e cila është banka më e mirë në rajon. NLB mbetet e pranishme në Maqedoni pavarësisht krizës politike dhe pasigurisë. Mbetemi dhe do të investojmë në rajon dhe Maqedoni. Ne besojmë në potencialin e biznesit dhe do të vazhdojmë të kemi një rol sistematik në Maqedoni – deklaroi Blazh Brodnjak, kryetar i NLB D.D Lubjanë.