Ja ku shkon Ahmeti dhe kush e zë vendin e tij
Gjithnjë e më të shumtë janë zërat se Ahmeti së shpejti do të largohet nga posti i kryetarit të BDI-së.
Madje, sipas disa informacioneve pas largimit, Ahmeti do të merr postin- kryetar i “Këshillit i të urtëve”.
Në opinion tani më kanë filluar të qarkullojnë edhe zërat se kush do të zëvendësoj Ahmeti pas largimit të tij.
Teuta Arifi deri kohë më parë është parë si favorite, por kohën e fundit, është Nevzat Bejta ai i cili ka më tepër përkrahje për të zëvendësuar Ahmetin.
Madje edhe anketa e brendshme e bërë brenda BDI-së e ka treguar Bejtën si favoritin kryesor, kjo për shkak se ai ka ruajtur elektoratin e BDI-së në Gostivar gjatë zgjedhjeve të fundit.
Si do që të jetë, largimi i Ali Ahmetit është pothuajse i pashmangshëm.