Njihej si park ku zhvillohej prostitucioni vite me radhë. Parku afër stacionit të autobusave dhe trenave vite me radhë ka qenë çerdhe e narkomanëve dhe zhvillimit të prostitucionit në qytetin e Tetovës. Por tashmë ky park ka marrë një pamje të re dhe do të jetë një vend ku qytetarët bashkë me fëmijët do të mund të kalojnë një pjesë të ditës.
Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi gjatë promovimit të të njejtit park tha se parku krahas gjelbërimit poashtu do të jetë I mbikqyrur 24 orë prëmes kamerave të sigurisë.
“Dita e sotme është ditë e promovimit të këtij parku, që në fakt siguron qytetin tonë edhe më një hapsirë të gjelbërt, mirë të organizuar, mirë të projektuar, të siguruar në 24 orë domethënë nga survejimi i kamerave, dhe që përfundimisht këtë pjesë të qytetit e bën një pjesë të respektueshme aq më tepër që ka qenë fjala për një pjesë të qytetit e cila ka qenë jashtëzakonisht e pa mirëmbajtur , mendoj se me këtë e përmbyllim filozofinë tonë që kemi për sa i përket rruajtjes dhe krijimit të hapësirave të reja të gjelbërta dhe me këtë koncept do të vazhdojmë edhe në të ardhmen. Është një investim prej 10 milion denarësh , mjetet janë siguruar nga një projekt i përbashkët i komunës së Tetovës , qendrës për zhvillim rajonal, dhe rajonit për zhvillim të Pollogut dhe të gjitha këto së bashku kanë fituar këtë grand. Faktikisht është e ndarë në tre pjesë dhe ka qenë thirrje e organizuar domethënë nga ana e qendrës për zhvillim rajonal, në të cilënë shtë paraqitur komuna e Tetovës dhe e ka fituar të njëjtin meqenëse ka pasur projektin e përgaditur”, deklaroi kryetarja Teuta Arifi.
Megjithatë pjesë e këtij projekti është edhe vazhdimi i bulevardit në rrugën Industriale që duhet të lidhet me pjesëne rrugës afër kazermës. Megjithatë projekti ka ngelur për gjsymë për shkak të situatës politike me ç`rast Banka Botërore ka ngadalësuar procesine financimit të kësaj rruge.
“Ne e kemi përgaditur në mënyrë të plotë atë projekt, kemi dhënë lejen për ndërtim është fjala për vazhdim të bulevardit dhe të cilin e kemi dërguar dhe është në konkurim të banka botërore, shpresojmë deri më tani me informacionet që ne kemi projekti është mirë pranuar mirëpo për shkak të situatave të përgjithshme politike në vend banka botërore ka ngadalësuar sjelljen e vendimeve për sa i përket kësaj çështje’, theksoi Arifi.
Parku që ndodhet afër qendrës sportivevite me radhë ka qenë i harruar në aspektin e mirëmbajtjes dhe asnjëherë nuk është bërë ndonjë investim serioz por gjithnjë gjatë orëve të natës është shfrytëzuar për prostitucion dhe nga narkomanët.Pikërisht edhe kohëve të fundit në këtë pjesë të qytetit janë zhvilluar disa aksione të policisë kundër tregëtisë me lëndë narkotike ku edhe u gjetën rreth dy kilogram mariuhanë.Përndryshe, Tetovës gjithnjë i mungojnë hapësirat e gjelbërta pasi që bekatonizimi i shumë pjesëve ka bërë që qytetit dukshëm t`i mungojnë hapësirat e gjelbërta sidomos parqet dhe kopshtet për fëmijë në pjesën qendrore. Aktualisht vetëm afër Xhamisë së Pashës është funskional parku me më shumë gjelbërim ku qytetarët e Tetovës mund të kalojnë disa orë gjatë ditës ndërsa pjesën tjetër të ditës duhet ta kalojnë në kafiteritë e shumta të qytetit. Krahas kësaj në realizim e sipër edhe projekti në një pjesë të qendrës sportive ku pritet që edhe i njejti t`i shtojë më shumë hapësirat për rekreim në Tetovë. /Tv Koha/