Deputeti Ferid Muhiq në vazhdimin e sotëm të seancës konstituive në fjalim procedural deklaroi se“Nëse partitë shqiptare do të punonin kundër Maqedonisë atëherë me ata nuk do të negocionte asVMRO dhe as LSDM. Nuk ekziston asnjë bazë për hedhjen e deklaratës së partive shqiptare dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ju ftoj në emër të demokracisë të zgjedhim komisionin dhe kryetarin e Kuvendit”.
Deputeti Muhiq tha se duhet patjetër të ndërpriten akuzat e deputetëve për kriminel dhe tradhtarë.
Ai tha se asnjë parti nuk ka të drejtë të thirret në emër të popullit.