08 April
VMRO-DPMNE-ja akuzon LSDM-në për bllokimin e debatit në Kuvend. Sipas tyre, kjo bëhet për ta zhvendosur vëmendjen nga “platforma e Tiranës”. Deputeti i VMRO-DPMNE-së Vllatko Gjorçev thotë se kjo situatë mund të shkaktojë revoltë shtesë te populli dhe kërkojnë nga socialdemokratët përsëri të shkojnë në zgjedhje për të sqaruar situatën.
Ne kemi mesazh të qartë, ndaj çdo përpjekje të LSDM-së që në mënyrë të dhunshme të vijë në pushtet, në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren. Ne do të kundërpërgjigjemi. Gjithashtu i themi LSDM-së, se çdo përpjekje e tillë do të shkaktojë revoltë edhe më të fortë tek qytetarët dhe pakënaqësinë e popullit asnjë parti nuk mund ta kontrollojë. Rrugëdalja nga kjo situatë në të cilën LSDM e solli shtetin janë zgjedhjet e reja parlamentare -deklaroi Vllatko Gjorçev.
Alsat-M