08 April
Dita ndërkombëtare e romëve i gjen ata në kushte të vështira dhe pa punë një pjesë e konsiderueshme e tyre ditën e kalojnë rrugëve duke kërkuar lëmoshë. Komuniteti rom në Maqedoni edhe pse nuk janë të pakët në numër, ndjehen të diskriminuar. Mahmut Memeti nga qyteti i Tetovës i cili jeton në Shkup thotë ky komunitet janë lënë pas dore si klasa më e ulët e shoqërisë. Ai është lypës dhe thotë se nëse nuk e bën këtë punë, nuk do të mund as të mbijetojë. Memeti për çdo ditë përballet me sharje dhe fyej nga më të ndryshme.
“Si na shikoni, kërkojmë lëmoshë, kështu dikush na jep, dikush edhe na poshtëron, na fyejnë dhe ne s’kemi se çka të bëjmë se nga ajo jetojmë pasi që këtu nuk ka asgjë. Neve na duhet ushqim dhe të jetojmë pakës më mirë. Komuniteti rom në Maqedoni shkon për të mbledhur shishe, kërkon lëmosh në semaforë jeton si një popull që ka shkon lypë dhe mbledh hekura”, u shpreh Mahmut Memeti.
Ersen Selmani, nga Shutka thotë sëmundja e tij dhe barërat që duhet t’i konsumojë e kanë detyruar që të dalë rrugëve për të kërkuar lëmoshë.
“Nëse nuk shkoj të kërkojë lëmosh nuk mund as të ha ushqim. Më shajnë më fyejnë. Unë jam i sëmurë me epilepsi. Nëse nuk pi barnat mund të sëmurem. Shkoj punojë që të bëjë të hollë për barna”, tha Ersen Selmani.
Ndërsa vështirësia e jetës së grave të këtij komuniteti është tregim më vetë. Atyre ju duhet të kujdesen edhe për edukimin e gjeneratave të ardhshme që të mos e pësojnë fatin e tyre, Xhejlan Memeti thotë se për të çdo ditë bëhet më e vështirë.
“Unë këtu e kamë shumë të vështirë. Nëse nuk shkoj të kërkojë lëmosh mund edhe të vdes për bukë është shumë vështirë. Nuk di edhe çfarë të ju them”, tha Xhejlan Memeti.
Nga komitetei i Helsinkut thonë se janë të shqetësuar me jetën e vështirë të komunitetit Romë, sidomos në komunën e Shuto Orizaes, ku sipas tyre në këtë vendbanim mungojnë kushtet elementare për jetesë dhe përballen me shumë vështirësi ekonomike dhe urbane.
Senat Zylbehari