08 April
VMRO-DPMNE ka vazhduar me akuzat se LSDM-ja përpiqet ta realizojë “Platformën e Tiranës” me qellim që ta shpëtojnë liderin e partisë së tyre.
“LSDM nuk ka arritur ta bëjë hapin e parë që nëpër derë të vogël ta fusë platformën e Tiranës. LSDM megjithatë nuk heq dorë nga qëllimi i tillë i vet, të formojnë qeveri sipas vullnetit të Ramës. LSDM që ta shpëtojë kreun e saj kriminel të mos shkojë në burg e futi tërë shtetin në një ambis politik”, thuhet në komunikatën me shkrim nga VMRO-DPMNE.
Sipas VMRO-së LSDM-ja dëshiron të zgjedhë kryetar Tirane në Kuvend dhe sa më shpejt të vendosë dygjuhësi në Maqedoni, uniformë dygjuhësore dhe monedha.