Vetëm pas dy ditësh pasi u hap peticion për shkarkim të presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, numri i personave të cilët janë nënshkruar oneline për shkarkim të tij ka arritur në 6.000 persona.
Iniciativa Megafon e hapi peticion para dy ditësh, me qëllim që të mblidhen nënshkrime të caktuara për dorëheqjen e Presidentit Ivanov. Kjo vjen si pasojë e revoltës së qytetarëve se Presidenti Ivanov është bërë mashë e VMRO-DPMNE-së dhe nuk po lejon formimin e qeverisë së re, gjegjësisht nuk po jep mandat shumicës parlamentare prej 67 deputetësh, në krye me Zoran Zaev.
Thirrjen e kësaj iniciative ua prezantojmë në mënyrë integrale:
“Dorëheqe prej Gjorgje Ivanovit
Ne, Qytetarët e Maqedonisë,kërkojmë që Gjorgje Ivanov të jep dorëheqëje prej pozitës Kryetar i Republikës së Maqedonisë. Gjorgje Ivanov ka thyer ligjin dhe po e shtyn Maqedoninë në jostabilitet dhe në probleme me ndalimin e transferimit të qeverisë.
E rikujtojmë Ivanovin që në USA, Hilari Klinton fitoi tre milion vota më shumë se Donalt Trump, mirëpo ai fitoi më shumë deputet në ” electoral college “, trupi i cili e shpall kryetarin. Paramendoni çfarë do të ndodhëte nese Kryetari Obama nuk do të lejonte transfer të qetë të qeverisë!
Mendojmë se me dorëheqëjen e Ivanovit do të mundësohet Transferim i qetë i Qeverisjes dhe do të qetësohet tensioni ndëretnik të cilën Ivanovi e nxiti me sjelljen e tij joligjore. Kryetari i ri i Parlamentit do të ishte në detyrë të përkohëshme si kryetar i RM dhe do të jep mandatin shumicës së re parlamentare”.
Peticionin mund ta nënshkruani duke klikuar këtu:
https://www.change.org/p/%D0%BF%D0%B5%D1%82%D0%B8%D1%86%D0%B8%D1%98%D0%B0-%D0%BE%D1%81%D1%82%D0%B0%D0%B2%D0%BA%D0%B0-%D0%BD%D0%B0-%D1%93%D0%BE%D1%80%D0%B3%D0%B5-%D0%B8%D0%B2%D0%B0%D0%BD%D0%BE%D0%B2?recruiter=301556221&utm_source=share_petition&utm_medium=facebook&utm_campaign=autopublish&utm_term=mob-xs-share_petition-no_msg