08 April
Shumica e re parlamentare prej 67 deputetëve është e detyruar që sipas Kushtetutës, Rregullores dhe ligjeve të zgjedh kryetarin e ri të Kuvendit dhe qeverinë e re, thanë sot nga LSDM përmes një komunikate me shkrim.
“Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së po bllokon proceset demokratike dhe në opinion po përhapet retorika e dhunës, vetëm të sigurohet një ditë më shumë për krimet të reja dhe të sigurohet pasuri më e madhe për vete dhe bashkëpunëtorët e tyre. Tenderi prej 60 milionë euro për firmë të afërt me kushëririn e Gruevskit, Sasho Mijallkov, popmat e benzinës dhe platformat e naftës për Mijallkovin, janë dëshmia më e mirë se interesat e kriminalëve dhe frika nga përgjegjësia qëndrojnë pas bllokadës së proceseve demokratike”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM.
Nga LSDM thanë se është pakuptim që interesat e kriminelëve të vendosen mbi interesat shtetërore dhe të qytetarëve, duke akuzuar OBRM-PDUKM-në dhe Gjorge Ivanovin se po e bëjnë këtë, nën urdhrin e Nikolla Gruevskit.