07 April
Kritikat e Bakës Botërore për Maqedoninë që kanë të bëjnë me atë se 2/3 e të rinjve të moshës 15 vjeçare kanë vështirësi në leximin, kuptimin, matematikën dhe shkencat natyrore janë shqetësuese. Nga LASH thonë se disa nga faktorët që ndikojnë në këto rezultate negative tek nxënësit janë: ngarkesa e tepërt për nxënësit me orë dhe programe mësimore, mungesa e kritereve për pranimin e mësimdhënësve si dhe mungesa e objekteve të duhura shkollore.
Vet PISA ka alarmu se fëmija deri në moshën 8 vjeçare duhet ti këtë maksimum 4 orë në ditë..Te ne mësimdhënësit nuk pranohen ato që kanë notë më të lartë ose thjesht që e kanë kry fakultetin me djersë e jo me intervenime..Nuk kemi ne masë matëse nga Ministria e Arsimit dhe shkencës… Në fakultete është edhe më alarmante sepse në asnjë shtet nuk mundet mbi 50 % ose mbi 90 % të maturantëve të regjistrohen nëpër universitete, kurse vetëm te ne në një shtet që nuk ka ekonomi të zhvilluar ndodhë kjo – deklaroi Nuhi Dardhishta, LASH.
Ndërkohë, nga Ministria e Arsimit arsyetohen me faktin se PISA ka një metodologji të veçantë të testimit dhe jo çdo kush mund ti përshtatet kësaj metodologjie. Por, nga ky dikaster shtojnë se për rezultatet negative ka ndikuar edhe kriza e tejzgjatur politike ne vend.
Sigurisht që ndikimi i kësaj krize ka ndiku edhe në rezultatet të cilat i kemi pasur paraprakisht. Sigurisht, ne si ministri nga këto kritika që i kemi nga Banka Bortërore është një shtysë e madhe që ne të ecim drejt reformave të përshpejtuara me qëllim që arsimi në Maqedoni të merr drejtimin e duhur dhe të drejtohet më shumë edhe nga kualiteti me qëllim që në 2018 të kemi rezultate më të mira në PISA 2018 – deklaroi Pishtar Lutfiu, ministër i Arsimit.
Nga Ministria e Arsimit thonë se reformat e nisura në arsim në të ardhmen do të sjellin rezultate më të mira. Në bazë të rezultateve të testimit PISA, sa i përket shkrim-leximit Maqedonia është radhitur në pozitën e 68 nga gjithsej 70 shtete.
Melihate Rustemi