Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri tha se nëntë ditë në Kuvend, deputetët e VMRO-DPMNE-së, po nxjerrin lot krokodili, kinse sipas tij, kujdesen për shqiptarët
“Në Kuvend po qëndron një kriminel lufte si Johan Tarçullovski. Aty është edhe Antoni Milloshovski dhe Vllatko Gjorçev, që kërkoni dhoma gazi për shqiptarët. Edhe ju personalisht jeni shembull se sa shqiptarët i respekton VMRO-DPMNE. Ju dëgjuam në ‘bombat’ për rastin e Sopotit”, tha Zekiri.
Nga ana tjetër Dimovski tha se në kohën e LSDM-së kanë ndodhur “Gostivari, Bit Pazari, Universiteti i Tetovës me Fërçkovskin. A edini ju mw ngjasoni me figurën e Rahman Morinës”, tha Dimovski. /SHENJA/