Deputeti i Lëvizjes “Besa” Fadil Zendeli, në emisionin e sotëm “Arena” ka konfirmuar se grupi parlamentar i Lëvizjes “Besa” është pjesë e shumicës parlamentare që mbështetet nga 67 deputet. AI tha se kjo parti mbetet kozistente në qëndrimet e deritanishme dhe kontributin që jep për të debllokuar institucionet dhe për fillimin e reformave. “Mendoj se paraqitjet tona kanë qenë konstruktive dhe të qarta, ne jemi pjesë e 67 nënshkrimeve. Këtu nuk duhet të ketë dilema, ne e përkrahim procesin e ndryshimeve të cilat duhet të ndodhin në Kuvend. Kuvendi është vend ku duhet të debatohet, por për çdo gjë ka procedura, ka afate dhe pa prioritete. Mbledhja konstituive duhet të jetë një mbledhje solide, duhet të bëhet verifikimi i mandateve, por tash këtu gjithë situata ngeli në komisionin e zgjedhjeve dhe emërimeve”, deklaroi Zendeli. /SHENJA/
Data 11.10.2025
Aktuale
- Taravari i kthen përgjigje Adnan Azizit nga Kumanova: Po, Ali Ahmeti është i sëmurë sepse pi duhan në oda të burrave
- Tensionet në Kosovë: Si Serbia po ndërhyn në zgjedhjet lokale
- Mexhiti: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare
- Ahmeti nga Likova: Disa kanë frikë të pranojnë arritjet e UÇK-së
- “Gjyqtarët janë të shenjtë!”-Vrasja Astrit Kalasë në sallën e gjyqit, ish-kreu i Apelit: Reforma në Drejtësi solli telashe
- Bislimi: Komunës së Studeniçanit i mungojnë edhe gjërat më elementare, banorët e zonave malore po shpërngulen
- Grabitje e armatosur në një artari në qendër të Gostivarit
- ISAF 2025: Transformimin e industrisë së duhanit duhet ta udhëheqin shkenca, inovacionet dhe rregullimi i përgjegjshëm