Debati parlamentar për formimin e komisionit për zgjedhje dhe emërim ka përfunduar para pak minutash si zakonisht në ora 18:00. Pas një pauze të shkurtër, në foltore u paraqitën vetëm deputetët e koalicionit të VMRO-DPMNE-së, ndërsa aspak nuk u paraqitën të partive të tjera.
Në pushimin që zgjati rreth një orë mësohet se LSDM ka vendosur të mos diskutojë të paktën në seancën e sotme. Pas përmbylljes së debatit kryesuesi Trajko Veljanovski tha se debati vazhdon të hënën.
Jozyrtarisht mësohet se në kordinim partitë janë dakorduar që të premten mos të ketë mbledhje të Kuvendit, ashtu si edhe të shtunën dhe të dielën.