Petre Shilegov, nga radhët e LSDM-së, ka pasur një kërkesë drejtuar udhëheqësit të seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, të cilën kërkesë Veljanovski edhe e ka pranuar… Sot në seancën konstitutive të Kuvendit të Maqedonisë, ku debatohet rreth zgjedhjes së kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, deputeti nga rradhët e LSDM-së, Petre Shilegov ka kërkuar nga udhëheqësi i mbledhjes Trajko Vejanovski që të mos lejojë debatë të panevojshme, debate që fillojnë me Lekën e Madh dhe mbarojnë me Nikolla Gruevskin. “Po ju lus të mos lejoni tema jashta rendit të ditës. Do të duhet të flasim për pikë konkrete e jo të flasim nga Aleksandarin e Madh e deri te Nikolla Gruevski. Kështu po pengojmë punën e kuvendit duke debatuar për gjithçka. Ju lutem ti merni fjalën gjith atyre që dalin jashta temës”, u shpreh Shilegov. Veljanovski mori parasysh kërkesën e deputetit Shilegov që mos të replikohet në tema jashta rendit të ditës.
Data 07.09.2025
Aktuale
- Sekuestrohen mbi 12 mijë rrënjë kanabis, arrestohen 14 persona në Malësi të Madhe, 10 në kërkim (EMRAT)
- Imazhi misterioz i infermieres së D-Day: E vërteta pas trillimit të inteligjencës artificiale
- EMRI+FOTO/ Ky është personi që u ekzekutua me armë zjarri në Kosovë, drejt tij u qëllua me 11 plumba
- VLEN: Ne me SHBA dhe Evropën, Bujar Osmani me Lavrovin dhe Ballkanin e Hapur
- Fati i papritur: Një burrë fiton 50,000 dollarë në lotari për herë të parë
- Probleme me zemrën apo tentativë helmimi? Nuredin Dumani në reanimacionin e kardiologjisë në QSUT! Si paraqitet gjendja shëndetësore e të penduarit të drejtësisë
- Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim 17 vjeçarit që tentoi të vriste babain e tij në Shkup
- Temperaturat verore vazhdojnë, por çfarë na sjell e ardhmja?