Grimcat e gazrave serrë do të rriten për 25% më shumë deri në 2020-tën nëse gjatë viteve të ardhshme nuk do ndërmerren masa konkrete për parandalimin e ndryshimeve klimaterike. Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me UNDP-në shpalosi strategjinë për ndryshime klimaterike. Kjo strategji përmban analiza, rekomandime dhe masa parandaluese të cilat duhet të zbatohen në pesë vitet e ardhshme.
Në kuadër të Qytetit u ndërmorën 21 masa në tre sektorë, ato janë: furnizimi me energji, transport dhe ndërtesa. Rezultatet tregojnë se nëse ne nuk bëjmë asgjë, në 2020 këta grimca do të rriten për 25% . Nëse I ndërmarrim 13 nga këto 21 masa, atëherë mund të mbërrijmë zvogëlimin e këtyre grimcave për 22% deri në vitin 2020. 1:26 “ Masat konkrete të cilat kanë potencial më të madh për zvogëlimin e grimcave të gazrave serrë janë: mundësimi I kushteve për ndërmarrjen e masave stimulative për instalimin e pajisjeve në çatitë e ndërtesave, përdorimi i aparateve më efikase për djegien e lëndëve djegëse e të tjera – tha Pavlina Zdraveva, Përfaqësuese e UNDP për Programin e ndryshimeve klimatike.
/Alsat